Sport

Ish-bosi i F1, Ecclestone: “Hamilton shumë i zhgënjyer, ai nuk do të garojë në 2022”

25 Dhjetor 2021, 06:23 Nga DOSJA
Ish-bosi i F1, Ecclestone: “Hamilton shumë i zhgënjyer, ai nuk

ZVICER – Bernie Ecclestone rikthehet për të folur për të ardhmen e Lewis Hamilton. Sipas ish-patronit të Formula 1, shtatë herë kampioni i botës mund të mos kthehet në gara në vitin 2022. Kështu është shprehur ai në një intervistë për gazetën zvicerane Blick.

91-vjeçari britanik tha se kishte pasur një bisedë telefonike disa ditë më parë me Anthony, babanë e Lewis dhe se ai burri nuk do t’i përgjigjej asnjë pyetjeje për të ardhmen e pilotit të Mercedes: “Ne folëm vetëm për biznesin”.

Për vitin 2022, Ecclestone tha se nuk di asgjë, por u shpreh: “Unë nuk mendoj se do të kthehet. Zhgënjimi i tij është shumë i madh. Dhe disi mund ta kuptoni atë. Me shtatë tituj botërorë si Michael Schumacher, tani do të ishte koha që të realizojë ëndrrën e tij për t’u bërë një sipërmarrës mode. Hamilton duhet vetëm të humbasë në vitin 2022, – vazhdoi ai arsyetimin e tij, – me George Russell, ai do të kishte një shok skuadre ambicioz”.

Më pas, Ecclestone u fokusua në garën finale në Abu Dhabi, që i dha titullin botëror të F1 Max Verstappen: “Drejtori i garës Masi mund t’i kishte kursyer vetes disa telashe, nëse do ta kishte ndaluar menjëherë garën me flamurin e kuq pas aksidentit të Latifit. Më pas do të kishte një super finale mes Max dhe Lewis për tre xhirot e fundit. Shumë gjëra shkuan keq, ne nuk mund t’i ndryshojmë më”.

Verstappen tha se nuk e besonte pensionimin e Hamiltonit. “Unë e kuptoj atë, – u përgjigj Ecclestone. – Me Hamilton, suksesi llogaritet dy herë. Dhe unë them se Max është aktualisht piloti më i mirë”.

Pastaj edhe diçka për Ferrarin, ku Bernie tregoi se kishte biseduaar edhe me babain e Carlos Sainz: “Më telefonoi dhe më tregoi për situatën e djalit të tij. Dhe, – shtoi ai, – shumë në Maranello janë të befasuar që ai arriti të kapërcejë Charles Leclerc. Për mua Leclerc ka qenë gjithmonë një pilot i shkëlqyer, por jo më shumë”.

B.T Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bernie ecclestone lewis hamilton lewis hamilton behet kalores lewis hamilton dhe mercedes mungoi piloti britanik lewis hamilton bernie ecclestone lewis hamilton lewis hamilton behet kalores lewis hamilton dhe mercedes mungoi piloti britanik lewis hamilton

Sondazh

Poll