Sport

Nigeria i ofron postin e trajnerit Mourinhos: “Po, kemi biseduar me të”…

25 Dhjetor 2021, 05:59 Nga DOSJA
Nigeria i ofron postin e trajnerit Mourinhos: “Po, kemi biseduar me

AFRIKE – Nigeria, në kërkim të një trajneri për Kupën e Afrikës të muajit të ardhshëm, vendosi t’i ofronte stolin José Mourinhos, i cili e ka refuzuar ofertën.

“Po, sigurisht, kemi diskutuar me Mourinhon. Nuk mund t’ju them se nuk kemi biseduar me të, sepse kemi biseduar, – tha Amaju Pinnick, president i Federatës Nigeriane të Futbollit. – Edhe ministri ynë i sportit foli me të, nuk mendoj se ka diçka që nuk shkon.”

Sipas raportimeve të gazetës ‘This Nigeria’, si në edicionet e shtypura ashtu edhe në ato on-line, nigerianët për të pasur ‘Special One’ në krye të pankinës së tyre, ishin të gatshëm t’i ofronin edhe një kontratë të përkohshme, vetëm për kompeticionin kontinental, por duket se portugezi e ka refuzuar propozimin.

Kështu vëmendja e drejtuesve të futbollit Nigerian është zhvendosur te një tjetër portugez, José Peseiron, i cili tashmë në nivel kombëtar ka udhëhequr Arabinë Saudite dhe Venezuelën: “Ai është një kandidat i fortë dhe një trajner i aftë”,- pranoi Pinnick.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport diskutuar me mourinhon josé mourinho të romës josé peseiron në kërkim të një trajneri nga takimi me mourinhon nigeria një tjetër portugez për kupën e afrikës të muajit të ardhshëm t'i ofronte stolin josé mourinhos diskutuar me mourinhon josé mourinho të romës josé peseiron në kërkim të një trajneri nga takimi me mourinhon nigeria një tjetër portugez për kupën e afrikës të muajit të ardhshëm t'i ofronte stolin josé mourinhos

Sondazh

Poll