Sport

Dhuna që prishi derbin, çfarë ndodhi me premtimin e Ramës? “Burg 3 vjet kush hyn..”…

24 Dhjetor 2021, 12:48 Nga DOSJA
Dhuna që prishi derbin, çfarë ndodhi me premtimin e Ramës?

TIRANË-Tirana konfirmoi sërish se është skuadra numër 1 i Superiores dhe e kryeqytetit me suksesin 2-1 ndaj Partizanit në “Air Albania”, ndërsa në krahun tjetër, të kuqtë janë në telashe pasi vuajnë mungesën e rezultateve.Përballja u shoqërua nga momente të tensionuara që ndikuan në mbarëvajtjen e takimit.

Arbitri Juxhin Xhaja sinjalizoi skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjeve për mbylljen e sfidës, ndërsa tifozët bardheblu hynë në fushë duke festuar me lojtarët e tyre. Nga ana tjetër, nisën protestat e tifozëve të Partizanit dhe shumë prej tyre kapërcyen rrethimin e hynë gjithashtu në fushë.

Stola të shkulur, mjete të forta në fushë ku për disa minuta mbizotëroi kaosi. Në muajin mars të vitit 2019, kryeministri Edi Rama njoftoi 3 vjet burg për atë që shkel fushën e futbollit.

“Ne do të ndërhyjmë menjëherë në Kodin Penal. Kush kalon vijën e bardhë dhe hyn në fushë dënohet me 3 vjet burg. Të organizohemi duke vendosur kamerat dhe të identifikojmë keqbërësit.” Ishte fjala e kryeministrit, por që si duket as kjo masë nuk ka ndikuar në përmirësimin e situatës.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport edi rama partizani tirana edi rama partizani tirana

Sondazh

Poll