Sport

Për Buffon, Juventusi “humbi AND”-në me Cristiano Ronaldon…

24 Dhjetor 2021, 12:21 Nga DOSJA
Për Buffon, Juventusi “humbi AND”-në me Cristiano

ITALI – Portieri italian Gianluigi Buffon nuk i shikon gjithë të mirat kur Cristiano Ronaldo mbërriti te Juventusi më 2018, edhe pse sulmuesi portugez shënoi 101 gola në 135 ndeshje për klubin bardhezi dhe fitoi Serinë A dy herë (2019 dhe 2020).

Vetëm se “Zonja e Vjetër” nuk shkoi përtej çerekfinaleve të Champions League gjatë kësaj periudhe dhe kjo është ajo që nënvizon, 44-vjeçari (më 28 janar), tashmë lojtar i Parmës (Seria B). “Ne ishim një njësi e vetme dhe kishte garë për vendet në grup, e cila ishte shumë e fortë. Por ne e humbëm atë me Ronaldon”

“Kur u ktheva (në vitin 2019, nga Paris-SG) kam punuar me Ronaldon për dy vjet dhe kemi punuar mirë së bashku, por mendoj se Juventusi e humbi atë ADN-në e të qënit një ekip,– tha Buffon për rrjetin amerikan të transmetimit ‘TUDN’. – Ne arritëm në finalen e Ligës së Kampionëve në 2017, sepse ishim një ekip me përvojë, por mbi të gjitha ishim grup dhe ekzistonte kjo garë për vendet brenda grupit, e cila ishte shumë e fortë. E humbëm atë me ardhjen e Ronaldos.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport cristiano ronaldo cristiano ronaldo nuk ndalet kurrë cristiano ronaldos dhe lionel messit drejtor i përgjithshëm te juventusi gianluigi buffon te juventusi cristiano ronaldo cristiano ronaldo nuk ndalet kurrë cristiano ronaldos dhe lionel messit drejtor i përgjithshëm te juventusi gianluigi buffon te juventusi

Sondazh

Poll