Sport

Kundër Premier League, Guardiola bën apel: “Do të duhej një grevë nga lojtarët”…

24 Dhjetor 2021, 10:48 Nga DOSJA
Kundër Premier League, Guardiola bën apel: “Do të duhej

ANGLI – Problemi është përsëritur prej vitesh, por tashmë, me situatën plotësisht jashtë kontrollit, ka ardhur koha për të vepruar.

Situata e kalendarëve të kampionateve në Angli, tashmë e stigmatizuar nga Klopp, ndezi edhe Pep Guardiolën, i cili përdor fjalë të forta: “Një grevë nga lojtarët do ta zgjidhte problemin. Fjalët janë të kota. Premier League mendon së pari biznesin, sesa për shëndetin e lojtarëve. Ne jemi gjithashtu liga e vetme që vazhdojmë të bëjmë tre zëvendësime në vend të pesë”.

Edhe PFA e futbollit anglez, ka deklaruar se do të dëshironte të mbështeste një grevë të lojtarëve të Premier League, duke pasur parasysh veprimet e pakta të kryera nga përgjegjësit për të rregulluar situatën e Covid-it, lidhur me futbollin në Angli. PFA tha se tashmë ka diskutuar mundësinë e një greve me futbollistët, mendimi i të cilëve ende nuk është vlerësuar.

Drejtori i përgjithshëm i Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë, nga ana tjetër, është i qartë kur thotë: “Kam biseduar me shumë lojtarë për këtë problem, jam marrë në mënyrë konstruktive me ta. Kjo duhet të ndodhë tani, nuk është diçka që mund të korrigjohet rrugës.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport e stigmatizuar nga klopp ndezi edhe pep guardiolën në futbollin anglez ndryshoi konformacionin e premier league premier league premier league nuk e pranoi kërkesën sezoni 2021-2022 do të jetë nr. 30 në historinë e premier league situata e kalendarëve të kampionateve në angli e stigmatizuar nga klopp ndezi edhe pep guardiolën në futbollin anglez ndryshoi konformacionin e premier league premier league premier league nuk e pranoi kërkesën sezoni 2021-2022 do të jetë nr. 30 në historinë e premier league situata e kalendarëve të kampionateve në angli

Sondazh

Poll