Sport

Dhe Conte i acaruar : “Takimi me Premier League humbje kohe. Përpara kishte një mur”

24 Dhjetor 2021, 11:18 Nga DOSJA
Dhe Conte i acaruar : “Takimi me Premier League humbje kohe. Përpara

ANGLI – Edhe Antonio Conte nis një sulm të ashpër ndaj drejtuesve të Premier League pas takimit të së enjtes, për të diskutuar ndikimin që mund të ketë pandemia në shëndetin e lojtarëve.

“Kur ke një mur përpara, mund të thuash, ose të pyesësh atë që dëshiron, është kot, – tha trajneri i Tottenham. – Çdo vendim ishte marrë më parë. Ne u përpoqëm të bisedonim. Disa trajnerë u përpoqën të flisnin për të kërkuar zgjidhje, por unë mendoj se gjithçka ishte e vendosur… Një humbje kohe? “Unë kështu mendoj.”

Gjatë takimit të zhvilluar përmes ‘zoom’, drejtuesit e skuadrave kanë shfrytëzuar rastin edhe për të insistuar në çështjen e mirëqenies së lojtarëve. Mësohet se trajneri i Evertonit, Rafa Benitez, është shprehur pro një pushimi deri në vitin e ri, nisur nga rastet e shumta me Covid, një propozim i refuzuar nga Premier League, e cila nuk ka dashur të prishë kalendarin e Krishtlindjeve, aq të dashur për tifozët anglezë.

Epidemia që përfshiu Tottenhamin në fillim të dhjetorit ishte e para në Premier League, kur tetë lojtarë dhe pesë anëtarë të stafit rezultuan pozitivë në Covid, duke detyruar më shumë shtyrje dhe mbylljen e terrenit stërvitor. Spurs u eliminuan nga Conference League, përpara se të ktheheshin në fushë kundër Liverpoolit në Premier League dhe West Ham në ‘Carabao Cup’, ndërkohë që ata kërkuan të shtynin tre ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport antonio conte antonio contes në premier league do të luajë në premier league premier league rafa benitez trajneri i evertonit antonio conte antonio contes në premier league do të luajë në premier league premier league rafa benitez trajneri i evertonit

Sondazh

Poll