Sport

Legjenda Pelé doli nga spitali: “Pacienti është në gjendje të qëndrueshme”…

24 Dhjetor 2021, 10:03 Nga DOSJA
Legjenda Pelé doli nga spitali: “Pacienti është në

BRAZIL Pele doli të enjten nga spitali ‘Albert Einstein’ në Sao Paulo, ku u shtrua për të vazhduar trajtimin për kancerin e zorrës së trashë. Ky shtrim i ri ishte bërë i domosdoshëm në javën e parë të dhjetorit.

Qëllimi i Peles ishte të kryente sa më shumë analiza dhe procedura përpara festave, në mënyrë që të ribashkohej me familjen e tij pa pasur nevojë të kthehej në spital.

Ekipi mjekësor i ‘Albert Einstein’ tha në një deklaratë, se ‘O Rey’ është në gjendje të qëndrueshme. Spitali raporton: “Edson Arantes do Nascimento doli nga spitali izraelit ‘Albert Einstein’, të enjten më 23 dhjetor 2021. Pacienti është në gjendje të qëndrueshme dhe do të ndjekë trajtimin e kancerit të zorrës së trashë, të identifikuar në shtator të këtij viti”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport edson arantes do nascimento doli nga spitali në sao paulo nga spitali ‘albert einstein’ pele ne depresion pele ne spital për kancerin e zorrës së trashë qëllimi i peles edson arantes do nascimento doli nga spitali në sao paulo nga spitali ‘albert einstein’ pele ne depresion pele ne spital për kancerin e zorrës së trashë qëllimi i peles

Sondazh

Poll