Sport

Trajneri Ancelotti: “Reali kampion? Do të luftojmë deri në fund”….

24 Dhjetor 2021, 11:34 Nga DOSJA
Trajneri Ancelotti: “Reali kampion? Do të luftojmë deri në

SPANJE – Trajneri italian Carlo Ancelotti, në një intervistë të gjatë për “As”, ka folur për aventurën e tij të re në Madrid:

“Real ka një skuadër me talent dhe cilësi, ne duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur mes të rinjve dhe të moshuarve, një objektiv që e kemi arritur. Reali do të garojë deri në fund. Ne po ecim mirë, kemi bërë shumë pak gabime deri më tani, kemi humbur vetëm dy ndeshje në një periudhë, në të cilën kemi pasur mungesa të rëndësishme.

Kemi një identitet të qartë, kjo skuadër është e ndryshme nga të tjerat. Ne do të jemi në Champions League deri në fund. Nuk ka asnjë favorit të qartë për këtë kompeticion. Bayern, Liverpool dhe PSG janë siç jemi ne apo Atletico Madrid, të cilët mund ta thonë fjalën e tyre. Skuadrat spanjolle luajnë futboll të mirë, mund të arrijnë deri në fund.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport carlo ancelotti carlo ancelottit champions league deri tani derbi spanjoll real madrid-barcelona reali i madridit carlo ancelotti carlo ancelottit champions league deri tani derbi spanjoll real madrid-barcelona reali i madridit

Sondazh

Poll