Sport

Stërvitje ‘smart’ te Man.United, Rangnick: “Lojtarët duhet të vaksinohen”…

24 Dhjetor 2021, 07:02 Nga DOSJA
Stërvitje ‘smart’ te Man.United, Rangnick: “Lojtarët

ANGLI – Ralf Rangnick ka folur në një konferencë për shtyp për atë që po ndodh në Premier League. Shpërthimi i Covid në futbollin brtitanik e detyroi Premier League që të shtynte disa ndeshje, gjë për të cilën trajneri i “Djajve të Kuq” shprehu idetë e tij për këtë. Deklaratat janë marrë nga BBC.

Momenti është i komplikuar, por trajneri i Manchester United është i sigurt, se menaxhimi i urgjencës do të garantojë rregullsinë e kampionatit, duke mbrojtur shëndetin e lojtarëve: “Premier League do të bëjë gjithçka për të na mbajtur të sigurt dhe për të na garantuar gjithashtu qetësi maksimale për klubet dhe lojtarët. Nga ana jonë, ne duhet të inkurajojmë lojtarët tanë që të sillen në mënyrë të disiplinuar dhe të ndjekin të gjitha rregulloret që synojnë frenimin e pandemisë.

Me sa di unë, ne kemi një numër mjaft të madh lojtarësh të vaksinuar në klubin tonë. Megjithatë, javët e fundit kanë treguar, se nëse vaksinoheni dy ose tre herë, prapë mund të merrni virusin, veçanërisht virusin e ri. Megjithatë, edhe nëse nuk jeni 100% të mbrojtur, shumica e lojtarëve tanë pozitivë kishin simptoma shumë, shumë të dobëta”.

Koncepti i punës smart te “Djajtë e Kuq” është shtrirë edhe në… stërvitje. “Ne bëmë stërvitjen tonë të fundit javën e kaluar. Atë ditë kishim tetë lojtarë në fushë dhe tre portierë. Më pas e mbyllëm terrenin stërvitor për katër ditë, për të ndaluar zinxhirin e infeksioneve. Dje ishte dita e tretë e stërvitjes së kësaj jave, kishim 25 lojtarë, përveç Paul Pogba. Ata janë të gjithë në formë të mirë, sepse të gjithë kanë planet e tyre stërvitore në shtëpi dhe i kryejnë ato rregullisht. Ata i qëndruan besnikë asaj që pashë në stërvitje dhe shumica, nëse jo të gjitha, janë të disponueshme. Natyrisht që do të më duhet të marr disa vendime të vështira se kush do të fillojë nga fillimi.”

Flitet për një zgjidhje të mundshme që lidhet me pesë zëvendësimet. “Do të ishte një ndihmë e madhe të kishim pesë zëvendësime, duhet të mendojmë seriozisht përsëri. Unë nuk kam folur me lojtarët e mi për këtë, por e di që shumica e lojtarëve do të ishin në favor të kësaj. Mendoj se është një situatë shumë e ngjashme një vit e gjysmë më parë, kështu që nuk shoh ndonjë arsye pse të mos jetë e njëjta gjë tani.”

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport gjermani ralf rangnick pritet të emërojë ralf rangnick ralf rangnick trajneri i manchester united gjermani ralf rangnick pritet të emërojë ralf rangnick ralf rangnick trajneri i manchester united

Sondazh

Poll