Sport

VD/ Surprizë për specialët kuqezi, FSHF: “Faleminderit që na mbështesni gjithmonë”

24 Dhjetor 2021, 10:27 Nga DOSJA
VD/ Surprizë për specialët kuqezi, FSHF: “Faleminderit

TIRANE E enjtja e 23 dhjetorit ka qenë një ditë ndryshe, jo vetëm për drejtuesit e Federatës së Futbollit, por edhe për personat me aftësi ndryshe në Shqipëri. Një vizitë e tyre në stadiumin “Air Albania”, me ftesën e veçantë të presidentit të FSHF-së, Armand Duka, ka qenë mjaft e këndshme për ta, në prag të festave të fundvitit.

Pjesë e Shoqatës së Invalidëve Para dhe Tetraplegjikë, këta tifozë kanë qëndruar për disa orë me presidentin Duka dhe sekretarin Shulku, si dhe me futbollistin e Kombëtares shqiptare, Albi Doka, i cili kishte ardhur në mënyrë speciale për të surprizuar tifozët tanë specialë dhe për t’i falënderuar nga afër për mbështetjen e pakursyer që i japin në çdo ndeshje, njofton zyra e shtypit jnë FSHF.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar falënderoi të gjithë tifozët shqiptarë përmes këtyre tifozëve specialë, që kanë qenë gjithmonë në mbështetje të futbollit, jo vetëm ekipit Kombëtar, por të gjithë futbollit në përgjithësi.“Kemi zgjedhur një mënyrë ndryshe sot për të falenderuar të gjithë tifozët e futbollit në Shqipëri, jo vetëm të ekipit Kombëtar, por të gjithë futbollit në çdo skaj të Shqipërisë, futbollit të fëmijëve, futbollit të ekipeve, të klubeve dhe të rretheve. Veçanërisht juve, personat me aftësi ndryshe, që nuk i jeni ndarë asnjëherë mbështetjes së futbollit, që e keni pasion, dëshirë dhe dua t’ju falënderoj për sakrificën që keni bërë për të mbështetur futbollin.”

Teksa ka falënderuar drejtuesit e kësaj shoqate, presidenti Duka, ka shtuar: “Duke qenë se është prag festash, kjo është thjesht një ceremoni falenderuese. Futbolli nuk është thjesht një garë, por është një lojë edhe sociale dhe të gjithë organizmat e futbollit mbështesin çdo lloj shtrese, shoqate apo njerëz me aftësi ndryshe. Unë jam vërtetë i lumtur që Federata e Futbollit ka arritur të bëjë diçka, pa dyshim që duhet të bëjë shumë më shumë për ju dhe për të gjithë njerëzit e tjerë me aftësi ndryshe. Por jam i lumtur që të paktën ne kemi krijuar  prej kohësh një ekip futbolli të të verbërve që merr pjesë edhe në gara ndërkombëtare. Në vitin 2021 i është bashkuar edhe ekipi i të amputuarve, që ka marrë pjesë në gara ndërkombëtare. Dua t’i falënderoj ata që kanë dashuri dhe vullnet për ta luajtur lojën e futbollit, – teksa përfundoi me urimin, – gëzuar festat dhe shëndet e lumturi për ju, për të gjithë shqiptarët e tifozët, futbollistët e trajnerët! Gëzuar”!

Ndërkaq, Sajmir Ustabeqiri, një nga tifozët specialë, i cili njëkohësisht luan edhe futboll, falënderoi të pranishmit dhe presidentin Duka dhe bëri thirrje që të mbështesim të gjithë Kombëtaren. “Ju falënderoj të gjithëve, në veçanti zotin Duka për ftesën. Futbolli është përmbi gjithçka. Është sporti më i bukur dhe jap një mesazh që ta ndjekin sa më shumë dhe ta përkrahim edhe Kombëtaren, sepse është gjëja më e shtrenjtë për vendin tone,” – tha Ustabeqiri.

Një falënderim për këta tifozë erdhi edhe nga futbollisti i Kombëtares, Albi Doka, i cili u shpreh i lumtur që ishte pjesë e këtij takimi miqësor, teksa i ftoi tifozët të jenë gjithmonë në përkrahje të Kombëtares shqiptare.

“Jam shumë i lumtur që ndodhem midis jush. Faleminderit që keni ardhur! Ashtu siç na keni përkrahur përherë, si tifozë specialë që jeni, shpresoj të na përkrahni gjithmonë. Ju uroj një vit sa më të mbarë! Gëzuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri dhe të gjithë së bashku për një qëllim, për Kombëtaren tonë të dashur,” – u shpreh Doka.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport albi doka armando duka duka i gatshëm të kandidojë në durrës në stadiumin “air albania” presidentin duka sekretarin shulku shlyerjen e gjobës prej 16.000 eurosh për dëmtimin e stolave në stadiumin “air albania” si dhe me futbollistin e kombëtares shqiptare albi doka armando duka duka i gatshëm të kandidojë në durrës në stadiumin “air albania” presidentin duka sekretarin shulku shlyerjen e gjobës prej 16.000 eurosh për dëmtimin e stolave në stadiumin “air albania” si dhe me futbollistin e kombëtares shqiptare

Sondazh

Poll