Politike

Basha: Me mendje dhe zemër qëndrojmë përballë të keqes dhe larg të shkuarës

23 Dhjetor 2021, 20:27 Nga DOSJA
Basha: Me mendje dhe zemër qëndrojmë përballë të

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka nisur punën për ndërtimin e të ardhmes së PD-së. Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se demokratët do të qëndrojnë të bashkuar përballë të keqes si dhe larg të shkuarës.

Postimi i Plotë:

Më 18 Dhjetor Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike Zgjodhi Të Ardhmen, sot Këshilli Kombëtar nisi punën për ndërtimin e saj. Të bashkuar me mendje e zemër rreth vlerave tona dhe me forcën morale me të cilën qëndrojmë përballë të keqes dhe larg të shkuarës, ne do të bashkëpunojmë ngushtësisht me shoqërinë për t’i dhënë fund tranzicionit rraskapitës e për të hapur një horizont të ri shprese për Shqipërinë dhe shqiptarët.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha perplasje ne partine demokratike lulzim basha perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll