Aktualitet

Rama ftoi Greqinë në “Open Ballkan”/ Mediat GREKE: Berisha po shkakton trazira!

22 Dhjetor 2021, 11:19 Nga DOSJA
Rama ftoi Greqinë në “Open Ballkan”/ Mediat GREKE: Berisha

ATHINË– Garancia se nisma “Ballkani i Hapur” nuk synon të ringjallë Jugosllavinë u dha nga kryeministri Edi Rama, i cili i bëri thirrje Greqisë, Italisë dhe Hungarisë që të marrin pjesë në të. “Open Balkan” është një marrëveshje ndërmjet Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për të lehtësuar lëvizjen e lirë të njerëzve, bizneseve dhe shërbimeve në të gjitha vendet. Kreu i secilit shtet nënshkroi të martën në Shqipëri gjithsej 6 marrëveshje. Gjatë një konferencë për shtyp, Rama mohoi akuzat se udhëheqësit synonin të ringjallnin një Jugosllavi të re.

“Ata që nuk duan që kjo nismë të ketë sukses thonë se qëllimi ynë është të kthehemi në të kaluarën tonë ose të krijojmë një Jugosllavi të re. Ballkani i Hapur nuk ka të bëjë fare me Jugosllavinë,”- tha ai.

Berisha po shkakton trazira të brendshme

Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve u zhvillua një ditë pas protestave në Tiranë, të thirrura nga ish-kryeministri, ish-presidenti dhe personi i shpallur “non grata” nga SHBA, Sali Berisha. Duke iu përgjigjur thirrjes për tubim, një grup protestuesish dogjën flamurin serb. Duke komentuar incidentin, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se përdhosja e simboleve të çdo vendi ishte e papranueshme, por vuri në dukje se shteti shqiptar u përgjigj “menjëherë, seriozisht dhe me përgjegjësi”. Po ashtu, ai shtoi se shqiptarët ishin të zemëruar sepse flamujt e tyre kombëtarë u dogjën edhe në Serbi gjatë vizitës së Ramës.
Kosova, Mali i Zi, Bosnja kundër Nismës

Në takimin mes liderëve, të tre kërkuan afrimin e vendeve të tjera të rajonit, përkatësisht Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës. Deri më sot, të tjerët kanë refuzuar të marrin pjesë nga frika se kjo nismë mund të ndikojë për keq në anëtarësimin e tyre në BE. Kosova gjithashtu ka frikë se nisma mund të jetë një marrëveshje e fshehtë midis Tiranës dhe Beogradit që do të lejonte Serbinë të mos e njihte pavarësinë e Kosovës. Duke komentuar nismën, Florian Bieber, një profesor në Universitetin e Grazit, tha se ideja e bashkëpunimit rajonal nuk ishte e keqe.

“Ideja e bashkëpunimit rajonal nuk është e keqe, çdo formë bashkëpunimi është e mirëpritur, por ka probleme pasi jo të gjitha shtetet janë të përkushtuara dhe pa angazhimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimi është problematik,”-tha ai.

Marrë dhe përkthyer nga Zougla.gr

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni aleksander vucic edi rama open ballkan ne tirane zoran zaev aleksander vucic edi rama open ballkan ne tirane zoran zaev

Sondazh

Poll