Aktualitet

Zhvendosja e pacientëve te Covid 2 dhe 3! I moshuari: Nuk na kanë lajmëruar

22 Dhjetor 2021, 09:57 Nga DOSJA
Zhvendosja e pacientëve te Covid 2 dhe 3! I moshuari: Nuk na kanë

TIRANË-Familjarët nuk kanë asnjë informacion për zhvendosjen e pacientëve drejt Covid3 dhe 4. Në ambientet e jashtme të QSUT, një i moshuar thotë për ‘Faxnews’ se ka të shtruar djalin 37-vjeçar i cili është i prekur nga Covid. Ai shprehet se nuk e kanë informuar se do të zhvendosen e se nuk kanë marrë asnjë informacion.

“Djalin kam shtruar 37 vjeç, komunikoj çdo ditë edhe me djalin edhe me mjekun. Djali është i pavaksinuar. Nuk e di fare nëse do të zhvendoset”, tha i moshuari.

“Mamin kam shtruar, është shumë e rënduar, mushkritë i ka keq. Shumë pak flas me mamin, më tha që jam e rënduar nga mushkritë dhe zemra, edhe oksigjenin e kishte shumë të ulët. Me mjekun kam folur pardje , mami jot është shumë e rënduar më tha. Nuk me ka thënë askush që do të zhvendosen pacientët në janar. Mami 57 vjec është e pavaksinuar. Duheshe të vinte më shpejt në spital”, tha një djalë i ri i cili ndodhej në oborrin e spitalit.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet covid covid ne shqiperi spitali infektiv covid covid ne shqiperi spitali infektiv

Sondazh

Poll