Aktualitet

I dënuar për kanosje dhe armë, arrestohet 31-vjeçari me dy mbiemra në Laç

22 Dhjetor 2021, 09:22 Nga DOSJA
I dënuar për kanosje dhe armë, arrestohet 31-vjeçari me dy

TIRANË– Një 31-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim 1 vit më parë, është arrestuar nga policia sot në Kurbin. Në pranga ka rënë Spartak Hoxha (Rica), i cili është shpallur në kërkim në dhjetor të vitit 2020, pasi Gjykata e Kurbinit e ka dënuar me 3 vite burg për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”.

NJOFTIMI I POLICISË

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Kapet nga shërbimet e Policisë Kurbin, një person i shpallur në kërkim për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”. Policia e Kurbinit, në vijim të punës për zbatimin e planit të masave për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të veprave penale, si dhe të personave në kërkim, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për vendodhjen e një shtetasi në kërkim, ka mirorganizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është bërë e mundur që në lagjen nr. 5 Laç, të kapet dhe të ndalohet shtetasi: Spartak Hoxha (Rica), 31 vjeç, banues në Sanxhak, Kurbin.Ky shtetas është shpallur në kërkim në dhjetor të vitit 2020, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin e ka dënuar me 3 vite burg për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kanosja”. Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne lac spartak hoxha arrestim ne lac spartak hoxha

Sondazh

Poll