Aktualitet

Kthesë e papritur në hetimet italiane! Rezart Taçi shpëton nga akuzat

22 Dhjetor 2021, 08:43 Nga DOSJA
Kthesë e papritur në hetimet italiane! Rezart Taçi shpëton

ITALI– Gazeta italiane “La Repubblica” raporton se Prokuroria italiane ka rrëzuar akuzat e ngritura ndaj ekonomistit Fabio Petruzzela për bashkëpunim me mafien. Gjykatësi italian, Alfredo Montaldo, i ngarkuar me hetimin e çështjes, është shprehur se ekonomisti Petruzzella do të hetohet vetëm për akuzën e pastrimit të parave, pasi ka qenë pikërisht ai që ka kërkuar dhe kryer transferimin e rreth 18 milionë eurove.

Por, edhe kjo akuzë është kundërshtuar nga ekonomisti, i cili ka deklaruar se paratë kanë qenë të lira në Zvicër para dhe pas transfertës, dhe për këtë sipas tij, i lindte e drejta të vepronte në çdo formë dhe në çdo kohë me ato para. Media italiane raporton se me rënien e akuzës kryesore për Petruzzellën, bie automatikisht edhe akuza e vetme që rëndonte mbi shqiptarin Rezart Taçi, pra ajo e bashkëpunimit me mafien.

Prokurori Montaldo është shprehur se nuk ka prova që vërtetojnë korruptimin e ndonjë funksionari. Me këtë kthesë të Prokurorisë italiane duket se mbi biznesmenin shqiptar nuk rëndon ndonjë akuzë specifike. Emri i Rezart Taçit u lakua gjatë hetimeve të Prokurorisë italiane për ekonomistin Fabio Petruzzella, i cili po qëndron akoma në arrest bashkë me sipërmarrësin 90-vjeçar Francesco Zummo.

Biznesmeni Rezart Taçi është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në pranga kanë përfunduar dy bashkëpunëtorët e tij Artur Balla dhe Bledar Lilo. Ish-bossi i kompanisë së naftës “ARMO”, akuzohet se është i përfshirë në pastrimin e parave nga veprimtaritë kriminale, vepër penale kjo e ngritur dhe për dy bashkëpuntorët e tij.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fabio petruzzela rezart taçi fabio petruzzela rezart taçi

Sondazh

Poll