Aksident në Durrës, përplasen dy makina, përfundon në spital njëri prej shoferëve
DURRËS– Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës. Policia njofton se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku ka mbetur i plagosur d...
GJIROKASTËR – Një 31-vjeçar nga Paskuqani është ndaluar nga policia për veprën penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit’, ndërsa janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij. Përkatësisht është ndaluar 31-vjeçari E.M., banues në fshatin Paskuqan dhe në kërkim janë 31-vjeçari P.M., dhe 28-vjeçari K.Ll.
Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qenë duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 9 shtetas të huaj nga vendet MENA, kundrejt fitimit.
Sakaq vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Njoftimi i policisë:
Ndalohet një shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, kryer në bashkëpunim”. Shpallen në kërkim 2 bashkëpunëtorët e tij. Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në 18.12.2021, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, ku një drejtues mjeti që po transportonte emigrantë të paligjshëm nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore për të ndaluar mjetin, por është larguar me shpejtësi dhe e ka braktisur atë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, bënë ndalimin e shtetasit E. M., 31 vjeç, banues në fshatin Paskuqan dhe shpalljen në kërkim të shtetasve P. M., 31 vjeç dhe K. Ll., 28 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë qenë duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 9 shtetas të huaj nga vendet MENA, kundrejt fitimit. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(E.H/Dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
DURRËS– Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Durrës. Policia njofton se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku ka mbetur i plagosur d...
ITALI– Mine Ndre, 51 vjeç nuk ka ndryshuar version! Shqiptarja që u vu në pranga në Itali pas vrasjes së një pensionisti ajo tha se i moshuari kish...
SLLOVENI – Një shqiptar është kapur në kufirin që lidh Italinë me Slloveninë me rreth 320 mijë euro cash të fshehura në automjetin e tij. Sipas asaj që ra...
SHKUP – Zoran Zaev pritet të japë sot në Kuvend dorëheqjen nga posti i Kryeministrit, menjëherë pas përfundimit të fjalimit tradicional vjetor para depute...
TIRANË-Familjarët nuk kanë asnjë informacion për zhvendosjen e pacientëve drejt Covid3 dhe 4. Në ambientet e jashtme të QSUT, një i moshuar thotë për ̵...
ITALI– Gazeta italiane “La Repubblica” raporton se Prokuroria italiane ka rrëzuar akuzat e ngritura ndaj ekonomistit Fabio Petruzzela për bashkëpunim me m...
TIRANË– Një 31-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim 1 vit më parë, është arrestuar nga policia sot në Kurbin. Në pranga ka rënë Spartak Hoxh...
SHBA – Avokati i njohur amerikan, Kieran Both i ka dhënë përgjigje pyetjes së qytetarëve shqiptarë se sa kohë mund të qendrojnë në SHBA me vizë.Sipas tij,...
TIRANË– Një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitit, pozicionin e punës...
LUSHNJE – Banorët e fshatit Golem i madh në Njësinë Administrative Golem, Bashkia e Lushnjës për të disatën herë protestojnë për shërbimet e munguara. Një...