Aktualitet

Manipuluan ’25 prillin’, EMRAT e 21 numëruesve të kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës

22 Dhjetor 2021, 10:20 Nga DOSJA
Manipuluan ’25 prillin’, EMRAT e 21 numëruesve të

TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka çuar për ndjekje penale 67 numërues të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, pasi dyshohet se numëruesit u kanë hequr apo shtuar vota preferenciale kandidatëve për deputetë. Report Tv ka nxjerrë listën e parë të emrave të nisur për t’u hetuar, ku spikat fakti që numrin më të madh të shkelësve të ligjit e ka Tirana.

Lista e emrave të kallëzuarit nga KQZ: Pëllumb Brusha, Lavdi Kajmaku, Ervin Kajo, Eraldo Kazija, Indrit Laçi, Oen Nallbani, Sajmir rushit, Dritan Kerri, Arjan Tafa, Besmir Gaxha, Alti Elezaj, Enri Durmishi, Erisa Fero, Eda Begaj, Besjana Heremi, Klevis Sorra, Emirjan Hasa, Blerta Nure. Ndërsa dy deputetëve që u janë shtuar vota që ishin hedhur në kuti pë kolegët e tyre, janë Zef Hila dhe Lefter Gështenja.

Rinumërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit zbuloi se ka pasur vjedhje votash nga partitë e mëdha, por “gabimet” më të mëdha janë zbuluar tek ato preferencialet. Pas zgjedhjeve u bë rinumërimi i votave në 235 qendra votimi, nga 5,199 në total.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet prokuroria e tiranes tirane zgjedhjet 25 prill 2021 prokuroria e tiranes tirane zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll