Aktualitet

320 mijë euro cash të fshehura në makinë, kapet shqiptari në kufirin italo-slloven

22 Dhjetor 2021, 10:02 Nga DOSJA
320 mijë euro cash të fshehura në makinë, kapet shqiptari

SLLOVENI – Një shqiptar është kapur në kufirin që lidh Italinë me Slloveninë me rreth 320 mijë euro cash të fshehura në automjetin e tij. Sipas asaj që raporton Guardia di Finanza e Triestes, pas një kontrolli rutinë rrugor, në kufirin tokësorë dalës drejt Sllovenisë, është ndaluar një automjet i drejtuar nga një shtetas shqiptar.

Gjatë kontrollit ai ka pohuar se nuk ka asgjë për të deklaruar tek autoritetet doganore. Kontrolli i imët i automjetit nga financierët italianë, e me ndihmën e qenve nuhatës, ka çuar në gjetjen e 321.450 Euro të fshehura në një vend të modifikuar enkas në makinë. Sasia e parave u gjet e ndarë në 38 pako të konfeksionuara me qese të zezë e fshehur nën pedalet e automjetit në një vend të modifikuar në mënyrë artificiale.

Paratë dhe automjeti janë vënë nën sekuestro paraprake, ndërsa shtetasi shqiptar është dërguar për ndjekje penale tek autoritetet e drejtësisë italiane me akuzën e riciklimit e trafikimit të paligjshëm të parave te padeklaruara e rrezikon një përgjegjësi penale.

Marrë nga ilgazzettino.it

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali kufiri itali-slloveni mosdeklarim parash arrestohet shqiptari ne itali kufiri itali-slloveni mosdeklarim parash

Sondazh

Poll