Aktualitet

Vrau me thikë italianin, shqiptarja: Më ngacmonte! Kisha frikë, po më duhej puna

22 Dhjetor 2021, 10:23 Nga DOSJA
Vrau me thikë italianin, shqiptarja: Më ngacmonte! Kisha frikë,

ITALI– Mine Ndre, 51 vjeç nuk ka ndryshuar version! Shqiptarja që u vu në pranga në Itali pas vrasjes së një pensionisti ajo tha se i moshuari kishtë qenë i dhunshëm kundrejt saj, e se ajo nga frika i kishte plotësuar të gjitha kërkesat. 51-vjeçarja e mbrojtur nga avokatët Giuseppe Ruffier dhe Annalisa Lipari, donte të sqaronte disa aspekte të historisë, veçanërisht dinamikën e fakteve që kishin çuar në kryerjen e vrasjes.

“Ai ishte i dhunshëm. Nga frika i plotësova kërkesat e tij. Dhe shkova tek ai sepse më duhej puna. Edhe ditën e vrasjes unë refuzova dhe ai mori një thikë. Patëm përleshje dhe unë ia mora thikën për t’u mbrojtur.”

Sipas saj, në mëngjesin e vrasjes kishte shkuar për të larë enët, por i moshuari i ishte afruar që të prekte.

“Nuk dua, ndalo,”-tregoi se i ishte përgjigjur ajo, kështu që ai kishte marrë një thikë nga lavamani dhe nisi ta kërcënonte. Megjithatë 51-vjeçarja arriti që ta çarmatoste, duke e goditur 12 herë me thikë, të gjitha plagët në gjoks dhe bark, disa shumë të thella, asnjëra në gjendje të shkaktojë vdekjen. Por, të kombinuara me problemet e mëparshme shëndetësore të viktimës, sollën vdekjen e tij.

Sipas avokatëve mbrojtës të gruas, dëshmia e parë e saj ka paqartësi për shkak se ka folur në gjendje shoku dhe se nuk di që të shprehet shumë mirë italisht.

Sipas dëshmive, Mide Ndreu shkonte në shtëpinë e Amicuccit pavarësisht ngacmimeve sepse kishte nevojë për punën pasi i shoqi punonte vetëm me raste që prej shpërthimit të pandemisë. Këtë rrethanë e ka konfirmuar edhe bashkëshorti i saj. Ndërkohë asnjë prej familjarëve nuk ishin në dijeni të ngacmimeve që ajo kishte pësuar nga italiani.

Për këto arsye avokatët e saj do të kërkojnë arrest shtëpie për Nreun, duke marrë parasysh edhe disa probleme shëndetësore të saj.

Marrë nga lastampa

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet itali mine ndre itali mine ndre

Sondazh

Poll