Sport

VD/ Emocione në Kupën e Francës, humbën 10-0 nga Bordeaux, i gjithë stadiumi…

20 Dhjetor 2021, 20:49 Nga DOSJA
VD/ Emocione në Kupën e Francës, humbën 10-0 nga Bordeaux, i

FRANCË-Jumeaux de Mzouazia është një klub i vogël në arkipelagun Mayotte, një vend në Oqeanin Indian midis Madagaskarit dhe bregut të Monzambikut. Skuadra ndërmori një rrugëtim prej rreth 13 orësh dhe gati 8 mijë kilometrash për të luajtur ndeshjen e Kupës së Francës.

Asnjë klub në arkipelagun Mayotte nuk kishte arritur të kualifikohej në raundin e 1/32-të. Sidoqoftë, Jumeaux de Mzouazia ia doli mbanë, pasi mundi Plancoet Arguenon, një klub i vogël i Brittany në Côtes-d’Armor, në Francën veriperëndimore, 3-1. Ëndrra e tyre përfundoi në stadiumin Matmut-Atlantique në Bordeaux.

 

Ce fut une belle expérience, encore merci ?? https://t.co/NEfBuhVj4h

— Jumeaux De M’zouazia (@jumeauxmzouazia) December 20, 2021

Skuadra e Petkovic po kalon një formë të dobët në kampionat, por fitoi 10-0. Ëndrra e lojtarëve të Oqeanit Indian zgjati vetëm dhjetë minuta. Bordeaux kishte tre objektiva: të përfundonte më në fund një ndeshje pa pësuar gol, ta përfundonte ndeshjen pa dëmtime, por edhe t’u jepte hapësirë ​​dhe besim lojtarëve që kanë patur pak minuta. Objektivat u arritën.

Megjithatë, në fund të ndeshjes brohoritjet e publikut të Matmut-Atlantique ishin të gjitha për Jumeaux de Mzouazia. Një ovacion i vërtetë i të pranishmëve për humbësit. Futbollistët kanë kënduar me gjithë stadiumin. Për ta, edhe pse humbën, ishte një ditë historike dhe duhej festuar. Bordeaux më pas publikoi videon në kanalet e tyre sociale duke shkruar: “Festa e lojtarëve të MzouasiaI. I përgëzoj për rrugëtimin e tyre”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bordeaux france ligue 1 bordeaux france ligue 1

Sondazh

Poll