Sport

“Është dora e Kamorrës”, nënkryetari i Bashkisë bën postimin e fortë, më pas e fshin

20 Dhjetor 2021, 14:49 Nga DOSJA

ITALI-Ndeshja Milan-Napoli la mbrapa polemika dhe sherre. Kryefjala ishte goli i anuluar i Kessie me VAR në minutat e fundit të ndeshjes.

Episodi u kontestua nga tifozët të cilët shpërndanë në rrjetet sociale gjithë zemërimin e tyre. Por një rast shkoi shumë larg, duke shkaktuar një stuhi të vërtetë në internet. “Përveç Dorës së Zotit” – thuhet në një postim të publikuar në Twitter – kjo është dora e Camorra-s. #MilanNapoli #Massa #schifo”.

Tweet-i fyes, i cili tani është fshirë, mban firmën e Alessandro Albanese, nënkryetar i bashkisë së Cerano-s në provincën e Novara-s. Edhe në këtë rrjetet sociale nuk e pritën mirë postimin, ndaj Albanese iu desh të kërkonte falje. “Kërkoj falje nëse dikush është ndjerë i ofenduar për një term të caktuar të përdorur pas Milan-Napoli.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport milan napoli milan napoli

Sondazh

Poll