Sport

Liverpool di të fitojë edhe në kuzhinë. Kush është Mona Nemmer, shefja që bën ligjin

20 Dhjetor 2021, 15:25 Nga DOSJA
Liverpool di të fitojë edhe në kuzhinë. Kush është

ANGLI-Nga Bayern Munich i Pep Guardiolës te Liverpool i Jurgen Klopp. Mona Nemmer, një nutricioniste gjermane, fluturon gjithmonë lart, mes yjeve.Trajneri gjerman e donte atë në ekipin e kampionëve të Europës në vitin 2019. Kupa e shumëdëshiruar, u fitua jo vetëm për aftësi teknike-taktike, por edhe në kuzhinë. Van Dijk, Salah, portieri Alisson Becker dhe lojtarët e tjerë, ndjekin një dietë specifike që bën diferencën.

 Të rejat e Mona Nemmer

Në futbollin modern, trofetë fitohen edhe në tavolinë. Guardiola ka ndaluar picat për lojtarët e tij, ndërsa Antonio Conte te Tottenham kufizon karbohidratet, preferon fruta, perime, proteina, pasioni i teknikut për bresaolën është i njohur. Plus ai eliminoi ketchupin dhe ushqimin e skuqur. Ndërkohë dietologia Nemmer ka sjellë një disiplinë të re ushqimore te Liverpooli. Futbollistët hanë katër herë në ditë, marrin kurse edukimi për ushqimin, u është dashur të mësojnë të gatuajnë për të shmangur vaktet e ndërmjetëm. Duket se nutricionistja u ka ndaluar domatet dhe vezën një ditë para ndeshjes. Ëmbëlsirat lejohen, por vetëm nëse përbërësit bazë janë të freskët dhe të cilësisë së lartë.

Kuzhina e Nemmer dhe Anfield

Në Anfield është ngritur në një kuzhinë ku përgatiten pjatat në fund të çdo ndeshjeje, për të mos lejuar lojtarët të hanë pjata “të gabuara” në darkë jashtë në restorante. Nutricionistja organizon gjithashtu ushqime për transfertat me autobus dhe avion, ushqime që mund të ndryshojnë sipas zonave kohore dhe klimave të ndryshme. Gjatë periudhës së katantinimit, ajo i ndihmoi lojtarët të ruanin dietën e tyre, duke dorëzuar menutë dhe recetat ditore përmes ËhatsApp. Nemmer ka treguar se disa futbollistë e përgatisin drekën vetë: të gjithë kanë marrë mësime gatimi, së bashku me bashkëshortet apo të dashurat e tyre.

Arma fituese

Mona Nemmer i kushton vëmendje të madhe detajeve, ka informacion të plotë për çdo lojtar të ekipit. Nga pikëpamja ushqimore, asgjë nuk i lihet rastësisë. Planet e saj të dietës janë individuale, bazuar në moshën, përkatësinë etnike, gjatësinë, peshën, metabolizmin, përbërjen e yndyrës trupore, alergjitë, pozicionin në fushë dhe minutat e lojës së përfunduar. Mostrat e pështymës, gjakut, urinës dhe të dhënat e mbledhura në çdo seancë stërvitore analizohen për të përshtatur planin ushqimor me nevojat personale.

E.Ç (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport klopp liverpool mona nemmer klopp liverpool mona nemmer

Sondazh

Poll