Sport

Premier League “sfidon” Covid-in në Krishtlindje, ja kalendari i dhjetorit

20 Dhjetor 2021, 16:46 Nga DOSJA
Premier League “sfidon” Covid-in në Krishtlindje, ja kalendari

ANGLI-Premier League ka vendosur të mos ndalet edhe në Krishtlindje pavarësisht rritjes së rasteve me COVID-19 në Angli. Në një video-konferencë, pronarët e klubeve diskutuan mundësinë e shtyrjes së një jave gjatë periudhës së pushimeve pasi virusi ka prekur shumë ekipe duke shtyrë gjashtë ndeshje në javën e fundit.

Disa ekipe (sipas The Athletic, Liverpool dhe Arsenal) kishin sugjeruar që ndeshjet e datës 28-30 dhjetor të luhen në një datë tjetër, por sipas disa mediave britanike, shumica e klubeve mendonin se ishte një strategji e rrezikshme dhe preferuan të vazhdonin duke luajtur edhe gjatë festave.

Prandaj, ndeshjet do të luhen rregullisht në 26 dhjetor, Boxing Day, ndeshjen e fundit të fazës së parë, midis 28 dhe 30 dhe midis 1 dhe 3 janar dy ndeshjet e para të fazës së dytë. Pas kësaj do të ketë një pauzë dyjavore të parashikuar në kalendar.

Premier League u ka bërë të qartë klubeve se do të duhet të përdorin lojtarët e skuadrave të U-21 për të kompensuar çdo mungesë në ekipin e parë të shkaktuar nga Covid, dëmtim ose sëmundje.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport arsenal chelsea liverpool premier league arsenal chelsea liverpool premier league

Sondazh

Poll