Sport

Ankandi online i pasurive të Maradonës, zhgënjim total! Mblidhen vetëm…

20 Dhjetor 2021, 15:01 Nga DOSJA
Ankandi online i pasurive të Maradonës, zhgënjim total! Mblidhen

ARGJENTINË-Doli të ishte një dështim, ankandi i aseteve të Diego Maradonës që u mbajt dje në internet – me mbi 1500 blerës të mundshëm me bazë në Itali, Amerikën e Jugut, Francë, Angli, Rusi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – me urdhër të gjyqtares Luciana Tedesco, me qëllim, për të paguar borxhet dhe shpenzimet e lëna nga ish-kampioni argjentinas.

Mediat vendase kanë llogaritur shumën totale të operacionit që solli vetëm 26 mijë dollarë (rreth 23 mijë euro), me asete të pashitura mbi 1.4 milionë dollarë. Ishin rreth 90 lote në shitje, por më të mëdhenjtë, si një vilë në Buenos Aires, që Maradona e kishte blerë për prindërit e tij, nuk morën asnjë ofertë

Oferta më e lartë ishte për një pikturë të Maradonës të titulluar “Midis Fiorito dhe Sky” nga artisti Lu Sedova, e cila u shit për 2,150 dollarë, ndërsa një bluzë e Napolit me numrin 10 në shpinë u mor për 1500 dollarë.

Ky është komenti i organizatorit të ankandit Adrian Mercado: “Ankandet janë kështu, nuk mund ta dish rezultatin derisa të mbarojnë, komentoi organizatori, Adrian Mercado. Ne prisnim shumë, por realiteti është se rezultati përfundimtar mbetet gjithmonë i panjohur”.Tani gjykata do të duhet të vendosë se çfarë do të bëjë me asetet e pashitura.

E.Ç (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport argjentine maradona argjentine maradona

Sondazh

Poll