Sport

Jurgen Klopp del nga vetja, shpërthen ndaj arbitrit pas ndeshjes ndaj Tottenham

20 Dhjetor 2021, 12:55 Nga DOSJA
Jurgen Klopp del nga vetja, shpërthen ndaj arbitrit pas ndeshjes ndaj

ANGLI- Në javën e 18-të të Premier League Tottenham ia doli të merrte një pikë Liverpool. Trajneri i Spurs, Antonio Conte u zemërua për golin e dytë të Liverpool, por nga ana tjetër kolegu i tij gjerman ishte i nevrikosur në fund të ndeshjes. Në pjesën e parë Klopp u ankua se mungoi një karton i kuq ndaj Harry Kane.

Klopp është edhe më i mërzitur kur Diogo Jota u rrëzua në zonë nga Emerson Royal, por gjyqtari Paul Tierney refuzoi të jepte penallti. Sikur të mos mjaftonte kjo, Robertson mori karton të kuq për protesta.Tekniku gjerman mori karton të verdhë në shenjë proteste dhe pas ndeshjes shfryu inatin me arbitrin, duke specifikuar se nuk ka probleme me gjyqtarët e tjerë, por vetëm me të. Shpërthimi i Klopp është filmuar duke u bërë virale.

Në video, gjermani ankohet te Tierney dhe e akuzon atë se “nuk ka luajtur kurrë futboll”. Në intervistën e tij pas ndeshjes, ish-tekniku i Borussia Dortmundi përsërit akuzat e tij.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport jurgen klopp liverpool tottenham jurgen klopp liverpool tottenham

Sondazh

Poll