Sport

Presidenti i FSHF, Armand Duka, në samitin e 70-të të FIFA-s për “Botërori i ri”

20 Dhjetor 2021, 16:59 Nga DOSJA
Presidenti i FSHF, Armand Duka, në samitin e 70-të të FIFA-s

TIRANE – Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, mori pjesë ditën e sotme në Samitin Global të FIFA-s, “E ardhmja e Futbollit”.

Në këtë samit, që në kushtet e ndikuara nga Covid-19, u zhvillua online dhe në të cilin ishin të pranishëm 211 Federatat anëtare të qeverisë së futbollit botëror, u prezantua studimi i fizibilitetit mbi organizimin e kompeticionit të Kupës së Botës për meshkuj dhe femra në ҫdo dy vite.

Studimi që u prezantua ditën e sotme, vjen pas mandatimit të administratës së FIFA-s në Kongresin e 70-të të saj.

Në këtë samit ku morën pjesë drejtuesit më të lartë të federatave anëtare u diskutua  mbi skenarët e ndryshëm si dhe impaktin që mund të ketë në futbollin botëror ky propozim.

Nga janari i vitit të ardhshëm, FIFA do të vazhdojë me konsultimet në nivel Konferederatash dhe grupime Federatash anëtare për të bërë një prezantim të detajuar të studimit.

Synimi i këtyre takimeve është diskutimi mbi rreziqet dhe përfitimet që mund të paraqesë një ndryshim kaq madhor në futbollin botëror.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #armandduka fifa fshf uefa #armandduka fifa fshf uefa

Sondazh

Poll