Sport

Lotitos nuk i del inati me darkën e Krishtlindjes: Ai lojtar është arrogant!

20 Dhjetor 2021, 15:47 Nga DOSJA
Lotitos nuk i del inati me darkën e Krishtlindjes: Ai lojtar

ITALI-Gazeta ‘Il Messaggero’ ka bërë një shkrim në lidhje me të ardhmen e Sergej Milinkovic-Savic. Mesfushori është gjobitur nga presidenti i Lazios, Claudio Lotito pasi lojtari u largua më herët nga darka e Krishtëlindjeve.

Tani raporti është thyer dhe numri një i klubit është penduar që nuk e ka shitur më herët. “Tani është koha që disa lojtarë të mëdhenj të largohen dhe të hapet një cikël i ri. Por si? Para së gjithash përmes shitjeve. Nuk e kam shitur për 140 milionë se ia dhashë fjalën Inzaghit, due vetëm respekt dhe angazhim maksimal.

Sot Milinkovic nuk vlen as 80 milionë euro”, ishte përgjigja e Claudio Lotitos. Fjalë të ashpra ka pasur edhe trajneri Maurizio Sarri në drejtim të lojtarit duke e konsideruar arrogant.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport claudio lotito lazio milinkovic-savic claudio lotito lazio milinkovic-savic

Sondazh

Poll