Aktualitet

Shpërndanin kokainë me taksi/ Shqiptari dhe pesë italianë arrestohen në Milano

20 Dhjetor 2021, 10:19 Nga DOSJA
Shpërndanin kokainë me taksi/ Shqiptari dhe pesë italianë

ITALI- Një bandë e trafikimit të drogës në Milano është shkatëruar nga policia. Mediat e huaja raportojnë se banda u kap pasi grupi kriminal përdorte ndihmën e një taksisti për të mbërritur në vendet e dorëzimit të drogës. 

Një shqiptar dhe pesë italianë janë arrestuar nga policia, si dhe u sekuestruan nga kontrollet e banesave rreth 30 gramë kokainë dhe 5 mijë euro. Polica informoi se banda arrinte të shiste 5 kilogramë kokainë në muaj në zonat e ‘Cesano Boscone’ dhe ‘Giambellino’, në Milano.

Katër nga shpërndarësit e  drogës janë burgosur, taksisti është në arrest shtëpie dhe personi i gjashtë ka marrë detyrimin paraqitjeje në Policinë Gjyqësore.

(f.i/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arestohen 6 persona arrestohet shqiptari ne itali itali arestohen 6 persona arrestohet shqiptari ne itali itali

Sondazh

Poll