Sport

“Juve është rivali ynë direkt”, Mihajlovic ironi në prag të takimit: Duhet të…

17 Dhjetor 2021, 18:19 Nga DOSJA
“Juve është rivali ynë direkt”, Mihajlovic ironi

ITALI-Bologna vjen nga dy humbje radhazi dhe dëshiron të rikthehet në ritmet europiane, por në Dall’Ara në javën e 18-të të Serie A vjen Juventusi, një skuadër që këtë sezon ka ulje dhe ngritjet e saj, por që në fakt distanca është vetëm 4 pikë larg.

Trajneri Sinisa Mihajlovic u shfaq me shumë besim në takimin ndaj bardhezinjëve. “Juventus është rivali ynë direkt, ne duhet të shkojmë në fushë në 100% të formës, djemtë e kanë kuptuar këtë dhe kam besim”.
Trajneri ka respekt të madh për “Zonjën e Vjetër”, ndaj së cilës ka fituar vetëm një herë me 5 barazime dhe 14 humbje.

“Juve është gjithmonë Juve. Dybala dhe Chiesa janë të rëndësishëm për ta, por asgjë nuk ndryshon pavarësisht nëse janë në formacion apo jo. Gjithmonë e kanë përmendur Juventusin si model për ta menaxhuar. Do të jetë një ndeshje e vështirë për ne, por mendoj edhe për ta. Duhet të luajmë një ndeshje perfekte, duke shpresuar që ata të mos jenë në ditën e tyre më të mirë”.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bologna juventus mihajlovic bologna juventus mihajlovic

Sondazh

Poll