Sport

Mohammed Ben Sulayem, zgjidhet presidenti i ri i FIA-s: “Të vazhdojmë punën e Todt”…

17 Dhjetor 2021, 16:51 Nga DOSJA

FRANCE Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka zgjedhur presidentin e saj të ri: Mohammed Ben Sulayem, i cili zë vendin e Jean Todt, duke mundur me 61% të votave britanikun Graham Stoker, i cili gëzonte mbështetjen e vetë Todt (ai ishte një nga nënkryetarët).

Çuditërisht, ashtu si paraardhësi i tij, presidenti i ri vjen nga bota e automobilizmit, por nëse Todt, në rininë e tij pilot para se të bëhej menaxher dhe një nga arkitektët e sukseseve të Ferratit me Schumacher.

Ben Sulayem ka qenë aktiv në një sferë më të kufizuar, kryesisht në atë të Lindjes së Mesme, me episode shumë të rralla në kampionatin botëror dhe në rolin e pilotit.

14 herë fitues i titullit të Rally Lindjes së Mesme të FIA-s, me 61 fitore në në karrierën e tij në dy dekada 1983-2002, Bin Sulayem (me origjinë nga Emiratet e Bashkuara Arabe) mori 61.62% të votave kundrejt 36.2 të kundërshtarit, me 1.76% të abstenimeve.

Mandati i presidentit të ri është për katër vjet. Ben Sulayem ka zgjedhur Carmelo Sanz de Barros, Robert Reid dhe Tim Shearman si zv.presidentë.

“Jam i nderuar që jam zgjedhur president i FIA-s në fund të Asamblesë së Përgjithshme në Paris dhe e përgëzoj rivalin tim për fushatën dhe angazhimin e tij brenda Federatës. Shpreh mirënjohjen time për Jean Todt dhe për të gjithë anëtarët e FIA për punën e tyre gjatë dymbëdhjetë viteve të fundit. Jam i vendosur ta vazhdoj këtë rrugë edhe në të ardhmen,”- janë fjalët e para të Muhamed Ben Sulejem, si presidenti i ri i FIA-s.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport 14 herë fitues i titullit të rally lindjes së mesme të fia-s carmelo sanz de barros formula 1 për sezonin 2021 i cili zë vendin e jean todt jean todt ka zgjedhur presidentin e saj të ri miku i legjendes se formula 1 mohammed ben sulayem presidenti i ri vjen nga bota e automobilizmit robert reid tim shearman si zv.presidentë 14 herë fitues i titullit të rally lindjes së mesme të fia-s carmelo sanz de barros formula 1 për sezonin 2021 i cili zë vendin e jean todt jean todt ka zgjedhur presidentin e saj të ri miku i legjendes se formula 1 mohammed ben sulayem presidenti i ri vjen nga bota e automobilizmit robert reid tim shearman si zv.presidentë

Sondazh

Poll