Sport

Mes tifozëve dhe lojtarëve, Inter mendon për pasarelën e largimit të Eriksen

17 Dhjetor 2021, 13:18 Nga DOSJA
Mes tifozëve dhe lojtarëve, Inter mendon për pasarelën e

ITALI– Konfirmimi zyrtar do vijë sot.Christian Eriksen nuk do të luajë më me Interin. Danezi pësoi një arrest kardiak gjatë ndeshjes mes Danimarkës dhe Finlandës e vlefshme për Kampionatin Europian 2020. E gjithë bota ende i mban mend ato imazhe të tmerrshme të mesfushorit i shtrirë në fushë, ndërsa shokët e skuadrës dhe stafi mjekësor përpiqeshin me dëshpërim për ta ringjallur.

Coni në fakt mohoi aftësinë e Eriksenit për të luajtur në Itali. Kjo është arsyeja pse lojtari do të ndërpresë kontratën me Interin. Në fakt, më 3 dhjetor Eriksen filloi stërvitjen sërish në Danimarkë në qendrën sportive Odense dhe mund ta nisë sërish karrierën nga vendi i origjinës. Por është folur shumë edhe për Ajaxin.

Megjithatë, fakti është se klubi zikaltër nuk dëshiron t’i japë fund marrëdhënies me Eriksenin në këtë mënyrë. Herën e fundit në fushë me fanellën e Interit, danezi luajti pa tifozë në stadiume. Kjo është arsyeja pse klubi do të organizonte lamtumirën e duhur për mesfushorin.Për momentin nuk duket se ka donjë mundësi për të organizuar pasarelen e lamtumirës për Eriksen në fundin e vitit 2021 në takimin kundër Torinos në San Siro.

Ka shumë më tepër gjasa, në fakt, që nga fillimi i vitit të ardhshëm, midis janarit dhe shkurtit, të organizohet diçka. San Siro duhet dhe dëshiron ta mirëpresë Eriksenin në fushën e tij për herë të fundit përpara se ta lërë të shkojë për të filluar një karrierë të re. Përshëndetja e tifozëve është një domosdoshmëri dhe zikaltrit duan shumë ta jetojnë këtë moment.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport eriksen inter eriksen inter

Sondazh

Poll