Sport

Trafiku i drogës/ Arrestohet Luca Lucci, kapo i ultrasve të Milanit, mik me Salvinin

17 Dhjetor 2021, 12:20 Nga DOSJA
Trafiku i drogës/ Arrestohet Luca Lucci, kapo i ultrasve të Milanit,

ITALI-Të paktën dy ngarkesa prej 50 kilogramësh në muaj. Marihuana dhe kokainë, biznesi kryesor i veprimtarisë së trafikut të drogës të Luca Lucci, kreu-t të Curva Sud të Milanos i cili ishte nën vëzhgim special për tre vjet.

Tashmë “Il Toro” është kthyer në burg, larg lavdisë dhe fuqisë që i kishte siguruar një shtrëngim duarsh historik me ministrin e Brendshëm të atëhershëm Matteo Salvini. Por gjithmonë udhëheqësi i një karteli të vogël narkotikësh që ai kontrollonte nga baza e tij në Scanzorosciate, në zonën e Bergamos.

Lucci ishte arrestuar në maj të vitit 2018, sërish për sasi të mëdha të drogës që mbërriti në “Klanin” e Sesto San Giovanni. Për këtë, Lucci negocioi një dënim prej një viti e gjysmë burg, por në CV-në e tij ai ka një denim: gjatë derbit të 15 shkurtit të vitit 2009 ai goditi me grusht një tifoz të Interit, duke i shkaktuar dëmtim të madh.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport luca lucci milan salvini luca lucci milan salvini

Sondazh

Poll