Sport

Milan, Pioli merr frymë/ Sulmuesi rikuperohet dhe është gati për Napolin

17 Dhjetor 2021, 13:35 Nga DOSJA
Milan, Pioli merr frymë/ Sulmuesi rikuperohet dhe është gati

MILANO-Mbrëmja e së dielës Milan-Napoli do të jetë një përballje që dy skuadrat do të kërkojnë fitoren për të mos ndërlikuar pozitat në klasifikim. Tekniku i kuqezinjëve, Stefano Pioli të paktën mund të buzëqeshë sepse do të mund të mbështetet në rikthimin e Oliver Giroud, thelbësor për t’i dhënë një alternativë dhe pak pushim Ibrës, i cili vështirë se do të mund të luajë 90′ minuta.

Një rikthim shumë i rëndësishëm, siç u përmend, duke pasur parasysh mungesat e Leaos, Rebic dhe Pellegrit, por që me siguri nuk do të jetë nga minuta e parë, sepse fanella titullare do të jetë ende në shpinën e Ibrahimovic. Pas qendërsulmuesit suedez, Junior Messias dhe Alexis Saelemaekers praktikisht do të nisin nga fillimi, ndërsa balotazhi për rolin e mesfushorit është i hapur mes Brahim Diaz, i cili ka pasur luhatje ndeshjet e fundit dhe Rade Krunic.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport giroud milan giroud milan

Sondazh

Poll