Sport

Trajneri Klopp kundër: “Nuk shoh asnjë avantazh në ndalimin e Premier League”

17 Dhjetor 2021, 16:15 Nga DOSJA

ANGLI – “Nuk jam kundër ndalimit të kampionatit, thjesht nuk shoh asnjë avantazh 100% në ndalimin e tij nëse vazhdojmë”.

Kështu është shprehur Jurgen Klopp, trajneri i Liverpoolit, mbi hipotezën e hedhur për pezullimit të Premier League për shkak të shtimit të rasteve me Covid, të regjistruara së fundmi mes lojtarëve.

Gjysma e ndeshjeve të fundjavës deri tani janë shtyrë. “Të ndalosh do të thotë që këtë ta bësh për 1-2 javë, që do të thotë të humbasësh 5-6 ndeshje. Kur do të luajmë pastaj?”,– ka deklaruar trajneri gjerman i “The Reds” në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Tottenham, planifikuar për t’u zhvilluar në transfertën në veri të Londrës.

Sa i përket ndeshjes kundër Spurs, të dielën në orën 17:30, ai tha se, “nuk kemi asnjë informacion, nuk e kam idenë nëse ata janë stërvitur sot. Ne do të donim të luanim.”

Edhe pse ende nuk ka asgjë zyrtare deri tani, qarkullojnë zëra për mundësinë e ndalimit të përkohshëm të ndeshjeve të Premier League, duke mos përjashtuar edhe ndeshjen në fjalë për shkak të gjendjes së rënduar të skuadrës së Tottenham, e cila është mbërthyer keqazi nga Covid-19.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp finalja liverpool-tottenham jurgen klopp trajneri i liverpoolit “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp finalja liverpool-tottenham jurgen klopp trajneri i liverpoolit

Sondazh

Poll