Sport

Lewis Hamilton ngushëllon veten me titullin tjetër mbretëror: bëhet “Sir”!…

17 Dhjetor 2021, 17:16 Nga DOSJA

ANGLI – Pak ditë pas zhgënjimit për titullin e tetë botëtor të humbur në Formula 1, ishte radha ishte e princit Charles, për t’i dhënë në kështjellën ‘Windsor’, Lewis Hamiltonit titulli e lartë britanik “Sir”. Në mungesë të Mbretëreshës Elizabeth, piloti 36-vjeçar i Mercedesit u paraqit para trashëgimtarit të fronit përkrah nënës së tij, Carmen Lockhart.

Me kostum të zi, me këmishë të bardhë dhe karficë në qafë, Hamilton u shfaq në këtë ceremoni i buzëqeshur dhe i relaksuar, duke shkëmbyer edhe disa fjalë me princin Charles në fund të ceremonisë.

Ishte kjo një mundësi për të harruar të paktën për disa orë zhgënjimin për humbjen në Abu Dhabi, ku në xhiron e fundit të GP të dielën, humbi kampionatin botëror në duelin me pilotin holandez Max Verstappen të Red Bullit.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ishte e princit charles lewis hamilton lewis hamilton behet kalores lewis hamilton me mclaren në mungesë të mbretëreshës elizabeth piloti britanik lewis hamilton ishte e princit charles lewis hamilton lewis hamilton behet kalores lewis hamilton me mclaren në mungesë të mbretëreshës elizabeth piloti britanik lewis hamilton

Sondazh

Poll