Sport

Liga e Kombeve, Kosova ende pa një kundërshtar për ndeshjen e parë…

17 Dhjetor 2021, 12:59 Nga DOSJA

KOSOVE – Dje u hodh shorti në Nyon të Zvicrës për të mësuar grupet e Ligës së Kombeve dhe Kosova u njoh me kundërshtarët e saj.

Kosova është pjesë e Grupit C2 së bashku me Greqinë, Irlandën e Veriut dhe njërën mes Qipros dhe Estonisë që do të luajnë dy ndeshje të “play-out” për të përcaktuar se cila do të mbetet në Grupin C.

Pas shortit, tashmë është mësuar edhe orari i ndeshjeve të Dardanëve dhe ndeshja e parë do të zhvillohet pikërisht ndaj fituesit të ndeshjes mes Qipros dhe Estonisë.

Ndeshja e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve për Kosovën do të zhvillohet në transfertë më datën 2 qershor, ndërsa më 5 qershor luan në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndaj Greqisë.

Në muajin qershor, Dardanët do t’i luajnë edhe dy ndeshje tjera, ku fillimisht e presin Irlandën e Veriut më 9 qershor, ndërsa tri ditë më vonë, më 12 qershor do të shkojnë në Greqi.

Dy ndeshjet e fundit të grupit, Kosova i luan në muajin shtator, ku më 24 shtator luan në transfertë me Irlandën e Veriut dhe më 27 shtator në shtëpi ndaj Qipros apo Estonisë.

Fituesi i këtij grupi do të promovohet në Ligën B të Ligës së Kombeve dhe shanset e Kosovës janë reale.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport #ligaekombeve dardanet kosova #ligaekombeve dardanet kosova

Sondazh

Poll