Sport

Mbas 2 vitesh/ Policia arreston vrasësin e “Diabolik”, kreut të ultrasve të Lazios

17 Dhjetor 2021, 17:49 Nga DOSJA
Mbas 2 vitesh/ Policia arreston vrasësin e “Diabolik”, kreut

ITALI-Policia dhe karabinierët, të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Romës, arrestuan vrasësin e Fabrizio Piscitelli, kreut të ultasve të Lazios, i njohur si “Diabolik”, i vrarë më 7 gusht 2019 me një plumb në kokë në zonën Tuscolana, në Romë. Personi përgjegjës është Raul Esteban Calderon.

Vrasja do të ishte pjesë e një lufte për kontrollin e trafikut të drogës në territorin e kryeqytetit, sipas asaj që del nga hetimi i Drejtorisë së Antimafias të Qarkut. Krimi është filmuar tërësisht nga një kamerë private. Në pamje shihet i gjithë veprimi i vrasësit: burri i afrohet tifozit të Lazios dhe pasi ka qëlluar me armë, ia mbath.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “diabolik” fabrizio piscitelli lazio “diabolik” fabrizio piscitelli lazio

Sondazh

Poll