Politike

VD-Rama: Nga 1 janari 2022 s’do ketë më sportele, përgjigjia për hipotekat si ‘sms’

17 Dhjetor 2021, 16:00 Nga DOSJA
VD-Rama: Nga 1 janari 2022 s’do ketë më sportele,

LEZHË – Kryeministri Rama shtoi se nga 1 janari i vitit të ardhshëm nuk do të ketë më sportele duke bërë me dije se të gjitha shërbimet do të ofrohen online për qytetarët. Në takimin me qytetarët e Lezhës teksa diskutonte lidhur për “Bashkëqeverisjen”, kreu i qeverisë shtoi për çdo rast kur nuk zgjidhen problemet e qytetarëve, do të veprojë struktura “Antikorrupsion”.


“Hartat do të rivendosen në sistem dixhital që të mos fusin duart në kufijt e pronave. Hipoteka do të vijë brenda sekondës siç të vjen meszhi kur të çojnë mesazh: ‘si je, si dukesh?’ Nuk është fantashkencë, do ndodhë brenda këtij mandati. Sot s’ka nevojë për sportele dhe zyra. Nga 1 janari dhe gjithë 2022 nuk do ketë më sportele në Shqipëri për të bërë aplikime. Me këtë sistem të ri shërbimet të merren online. Së dyti, kur has një problem me shërbimin, shkon te platforma Shqipëria që duam. Pas ekranit kur shkojmë te platforma, janë me qindra njerëz të të gjitha fushave zgjidhin problemet e njerëzve. Nxjerr me pullë, vijë të kuqe nxjerr të gjitha rastet kur dalinshkelje. Në atë moment, titullari, ministri merr vesh se qytetari X apo Y nga fshati X i është djegur afati, fillon procedura. Është njësia e re Antikorrupsion që kemi ndërtuar. Është me ata që pengojnë qytetarin. Është një revolucion që do transformojë marrëdhëniet qytetar shtet. Nëse do të qëllonte të bëheshin 20 vjet më parë këto diskutime, do të ishin të pamundura”, tha ndër të tjera Rama.

LAJMI KRYESOR: ‘Bashkëqeverisja’/Rama në Lezhë: Sanksione për titullarët,s’ka sportele nga 1 janari

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama në lezhë rama ne lezhe per bashkeqeverisje edi rama në lezhë rama ne lezhe per bashkeqeverisje

Sondazh

Poll