Politike

Shkarkohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, kush e zëvendëson

17 Dhjetor 2021, 15:51 Nga DOSJA

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, Edison Konomi është liruar nga detyra. Mësohet se vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Në vendin e Konomit është emëruar Arta Dollani. 

Njoftimi: 

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË KOMBËTARE TË MJEDISIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 61, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Edison Konomi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Znj. Arta Dollani emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll