Politike

Lajçak: Është imediate që Tirana dhe Shkupi të nisin negociatat me BE-në

17 Dhjetor 2021, 16:55 Nga DOSJA
Lajçak: Është imediate që Tirana dhe Shkupi të nisin

BRUKSEL- Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka deklaruar se alternativa më e mirë për Ballkanin Perëndimor është antarësimi në BE. Mësohet se Lajçak ka folur edhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilat tha se ka ndikim në bashkëpunimin rajonal. Në lidhje me anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE, Lajçak tha se hapja e negociatave duhet të jetë imediate.

“Më imediate është që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE sa më shpejt të jetë e mundur. Problemi më serioz është kriza në BiH. Sfida e rëndësisë më të madhe strategjike është normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, sepse nuk ka të bëjë vetëm me këto dy shtete, por serbët dhe shqiptarët jetojnë në çdo vend të Ballkanit, dhe marrëdhënia ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ndikon në bashkëpunimin rajonal, ndaj zgjidhja e kësaj çështje është e një rëndësie strategjike”, ka thënë ai.

Lajçak ka shtuar se drejtimi që po merr gadishulli i Ballkanit është një sfidë themelore.

“Sfida që mendoj se është më themelore është pyetja se si do të jetë Ballkani. A do të jetë një Ballkan që ndan vlerat evropiane, që promovon demokracinë dhe sundimin e ligjit, që lufton korrupsionin dhe që ka media të pavarura dhe shoqëri civile? Ose do të kemi shoqëri në të cilat nuk ka asgjë të tillë duke pasur një lloj qeverie autoritative pa respekt për vlerat evropiane. Ajo ndeshje po ndodh pikërisht në kohën kur ne po flasim dhe mendoj se është shumë e rëndësishme që si BE-ja, ashtu edhe vendet e rajonit të bashkohen jo vetëm administrativisht, por mbi të gjitha sipas një sistemi të përbashkët vlerash”, përfundoi Lajçak.

Ai gjithashtu ka folur edhe për Malin e Zi, për të cilin tha se edhe pse është vendi më i avancuar në rrugën drejt BE-së, vitin e fundit nuk ka bërë asnjë përparim.

“Mali i Zi është më i avancuari nga të gjitha vendet e rajonit në rrugën e tij drejt BE-së dhe i ka hapur të gjithë kapitujt, por fakti është se në vitin e fundit nuk ka pasur pothuajse asnjë përparim. Tema evropiane nuk ekzistonte në atë periudhë. Përkundrazi, më së shumti u dëgjuan tema lidhur me etninë, fenë, kombësinë. Këto janë tema të viteve 1990”, deklaroi ai.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike dialogu kosove-sebi hapja e negociatave me be miroslav lajčák dialogu kosove-sebi hapja e negociatave me be miroslav lajčák

Sondazh

Poll