Politike

Berisha fton demokratët të votojnë në Referendum: Merrni pjesë në votim

17 Dhjetor 2021, 17:34 Nga DOSJA
Berisha fton demokratët të votojnë në Referendum: Merrni

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh për të gjithë demokratët, kur vetëm disa orë na ndajnë nga referendumi që do të zhvillohet ditën e nesërme. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se të gjithë demokratët duhet të marrin pjesë në votim për të ushtruar vullnetin e tyre.

Mesazh: drejtuar komisionerëve të Referendumit të Shpresës. Një përshendetje të përzemert të gjithë ju komisionereve dhe komisionerëve te qendrave te votimit. Këto orë që na ndajnë nga hapja e qendrave të votimit le të bëjmë përpjekjet me maksimale që të sigurojmë pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike në votim. Per ne, rëndësi përcaktuese dhe absolute në këtë festival të votës së lirë ka mbi të gjitha, transparenca e procesit dhe administrimi me korrektesë absolute i çdo vote. Në këtë referendum jetike është vota e lirë e anëtarësisë të PD! Suksese! sb.,”-tha Berisha. 

LAJMI KRYESOR: 18 dhjetori-Berisha ngre strukturat për shkarkimin e Bashës, kreu i PD jep mesazhin

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll