Politike

‘Bashkëqeverisja’/ Rama: Për pronat do të ketë një opsion ‘pajtimi’ mes palëve

17 Dhjetor 2021, 15:29 Nga DOSJA
‘Bashkëqeverisja’/ Rama: Për pronat do të ketë

LEZHË – Kryeministri Edi Rama tregoi se për sa i përket problemeve të pronave të qytetarëve do të ketë një opsionin negocimi “arbitrazhi” mes palëve për të zgjidhur situatën, ndërsa në rast se çështja nuk zgjidhet, atëherë duhet të ndërhyjë gjykata. Lajmin, kreu i qeverisë e bëri me dije gjatë një takimi me qytetarët në Lezhë, në kuadër të prezantimit të “Bashkëqeverisja si Ligj i Ri”.

“Është realisht një mekanizëm që funksionon. Nuk ia vlen të përsërisim ësthë gjynaz që një qytetar, por dhe me mijëra e dhjetëra mijëra të mos shfrytëzojnë platformën.. Tani kemi futur dhe ndërmjetësimin për t’i prirë mundësisht gjykatës.  Ka një mundësi të bëhet një lloj arbitrazhi mes palëve. Ligji ia jep mundësinë e zgjidhjes platformës. Nëse nuk zgjidhet, kjo shkon në gjykatë. Kjo ësthtë vetëm për çështjet e pronës. Por, dhe këtu janë ca gjëra. Platforma nuk merret me sherret, me divorcet. Nuk dua të zhgënjeheshin ata se ‘nuk shkoj mirë me gruan, burrin’. Mund të lehtësohen dhe zgjidhen pa qenë e nevojshme që palët të shkojnë në gjykatë”, bëri me dije kryeministri Edi Rama.

LAJMI KRYESOR: ‘Bashkëqeverisja’/ Rama në Lezhë: Sanksione për titullarët,s’ka sportele nga 1 janari

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama platforma e bashkeqeverisjes rama ne lezhe per bashkeqeverisje edi rama platforma e bashkeqeverisjes rama ne lezhe per bashkeqeverisje

Sondazh

Poll