Politike

DASH nxorri raportin, Meta kalon ligjin për parandalimin e pastrimit të parave

17 Dhjetor 2021, 16:00 Nga DOSJA
DASH nxorri raportin, Meta kalon ligjin për parandalimin e pastrimit

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ditën e sotme ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit por me disa ndryshime. Kreu i Shtetit ka argumentuar se këto ndryshime mbrojnë sistemin financiar dhe të ekonomisë në tërësi nga kërcënimet e pastrimit të parave duke forcuar integritetin e sistemit parandalues në vend.

“Ligji synon që të rrisë garancitë dhe mekanizmat që agjencitë ligjzbatuese të ushtrojnë efektivisht funksionin për parandalimin, zbulimin dhe goditjen e kërcënimeve për pastrimin e parave dhe financimit të terrorizmit,“-shkruan Meta. 

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

17 dhjetor 2021

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje:

Ligjin nr. 120/2021 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9917, datë 19.5.2008, “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, të ndryshuar”.

Ndryshimet në këtë ligj synojnë të mbrojnë sistemin financiar dhe të ekonomisë në tërësi nga kërcënimet e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, duke forcuar njëkohësisht integritetin e sistemit parandalues në vend dhe rritjen e koordinimit dhe bashkëpunimit për të kontribuar për paqen, sigurinë dhe përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare. Ligji synon që të rrisë garancitë dhe mekanizmat që agjencitë ligjzbatuese të ushtrojnë efektivisht funksionin për parandalimin, zbulimin dhe goditjen e kërcënimeve për pastrimin e parave dhe financimit të terrorizmit. Akoma më e rëndësishme, është përpjekja për reflektimin e rekomandimeve të FATF (Financial Action Task Force – FATF) dhe Monyeval.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta ligji per pastrimin e parave ilir meta ligji per pastrimin e parave

Sondazh

Poll