Politike

VD-Rama: Sanksione për zyrtarët që s’përgjigjen, martesat s’bëhen dot dixhitale

17 Dhjetor 2021, 14:30 Nga DOSJA
VD-Rama: Sanksione për zyrtarët që s’përgjigjen,

LEZHË – Kreu i qeverisë shprehu se do të ketë sanksione ndaj zyrtarëve të institucioneve që vonojnë përgjigjet ose nuk zgjidhin ankesat e qytetarëve. Në takimin për “Bashkëqeverisjen” me qytetarët e Lezhës, Rama shtoi se sot Shqipëria ka dixhitalizuar 1200 shërbime në platformë online. Megjithatë pranoi edhe “cenet” e plaformës ku me batutë u shpreh se vetëm martesat do të duhet që të bëhen duke u paraqitur fizikisht në zyrat e gjendjeve civile. 


“Janë mbi 50 mijë të tilla në 4 vite që kanë bërë përgjigje. Një tjetër kanë marrë përgjigje shteruese që lidhen me pushtete të tjera: gjyqësorin, platforma për bashkëqeverisje nuk është gjykatë. Por, ligji ka sanksione financiare për ata që janë përgjegjës për moszgjidhjen e problemit për qytetarët. Qytetarët duhet të ankohen drejtëpërdrejtë. Të mos humbasin kohë për të kërkuar miq, të njohur. Ne duam të promovojmë dhe një risi tjetër të mandatit të tretë që është kalimi i shërbimeve online

Duam të promovojmë një risi: kalimi i të gjitha shërbimeve me dokumente në zyrat e shtetit drejtpërdrejtit në smartphone, telefonin tuaj. Revoulucioni dixhital ende s’ka përfunduar, ka procese të tjera. Për të gjitha llojet e licencave, autorizimeve, që nga certifikata familjare, llogaritja e pensioneve, subvencionet në bujqësi, pagesa e taksave, të gjithë ndërveprimet në sigurimet shoqërore, të gjithë ndërveprimet me institucionet e tjera dhe deri te regjistrimi në shkollë. Janë mbi 1200 shërbime që nuk kanë nevojë për prezencë fizike pa dalë nga shtëpia fare. Nëse ke smartphone apo kompjuter, ose në poste dhe te fqinji, mund ta zgjidhësh pa problem.

Përveç disa shërbimeve që nuk i bëjmë dot digjitale, siç janë martesat për shembull që si bëjmë dot digjitale, sepse duhet të jenë aty dhe të thonë ato fjalët, plus duhet të jenë dhe dëshmitarët. Dëshmitarët digjitale nuk janë shpikur akoma. Mbase do vijë dhe ajo kohë, që të bëhen martesat në mënyrë digjitale, por këtë nuk e ka bërë askush në botë që ta bëjmë dhe ne. Bëhet fjalë vetëm për 5% të shërbimeve.  Nëse sot shkon në sportel mund të qëllojë ai person të jetë i sjellshëm por dhe i pasjellshëm. Mund të jetë i përgjegjshëm dhe i papërgjegjshëm. Ai mund ta humbë dosjen fare. Shqiptarëve i është thënë gjatë këtyre 30 viteve që ta bëjnë dosjen nga fillimi sepse kanë humbur dosjen. Nuk mund të presim derisa qytetarët ta mësojnë të gjithë këtë rrugë. Kostoja për qeverinë e rryshfetit, marrjes nëpër këmbë nga një zyrtar, vonesat, s’kemi pse ta kemi këtë problem, sepse kur vjen puna e shtetit për aplikimet i ke në xhep. Dëshmia e penalitetit nuk e keni idenë çfarë tmerri ka qenë”, u shpreh Rama.

LAJMI KRYESOR: ‘Bashkëqeverisja’/Rama në Lezhë: Sanksione për titullarët,s’ka sportele nga 1 janari

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama në lezhë rama ne lezhe per bashkeqeverisje edi rama në lezhë rama ne lezhe per bashkeqeverisje

Sondazh

Poll