Politike

Spaho nxjerr SMS: Na gjen njerëz për Bashën? S’ka rëndësi a janë të PD

17 Dhjetor 2021, 17:20 Nga DOSJA
Spaho nxjerr SMS: Na gjen njerëz për Bashën? S’ka

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka publikuar disa mesazhe, ku pretendohet se një mbështetës i kryedemokratit Lulzim Basha kërkon ndihmë për mbledhjen e qytetarëve në Kuvendin Kombëtar që do të mblidhet nesër, më 18 dhjetor. Në postimin e tij, Spaho shkruan se Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi po manipulojnë njerëzit për të treguar se kanë pjesëmarrje të madhe.

Mesazhet e ZBARDHURA:

Dërguesi i mesazhit: Pasnesër te Pallati i Kongrese në mbështetje të Lul Bashës. Bëjmë dot ca persona. Të jenë prezent.
Delegat i PD: Çfarë personash? Në përgjithësi apo të PD-së.
Dërguesi i mesazhit: Përgjithësi. S’ka problem. S’na prish punë të jenë të PD apo jo.
Delegat i PD: Sa veta duhen afërsisht vëlla që të bisedojmë?
Dërguesi i mesazhit: Të paktën 5 persona.

Nesër në Tiranë do të mbahet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Lulzim Basha. Ky është Kuvendi i dytë i PD pasi një javë më parë, më 11 dhjetor, i cili u kërkua nga ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili shkarkoi nga posti numrin një të PD-së, Bashën. Ndërkohë gjithëashtu u miratua edhe Statuti i ri, logo dhe vula e re e PD. Ndërsa nesër me referendumin e planifikuar, Berisha kërkon të fusë në fuqi vendimet e marra në Kuvendin e tij.

LAJMI KRYESOR: 18 dhjetori-Berisha ngre strukturat për shkarkimin e Bashës, kreu i PD jep mesazhin

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edmond spaho kuvendi i 18 dhjetorit edmond spaho kuvendi i 18 dhjetorit

Sondazh

Poll