Politike

Nesër referendumi kundër Bashës! Berisha ‘provokon’, voton pranë ambasadës amerikane

17 Dhjetor 2021, 15:56 Nga DOSJA
Nesër referendumi kundër Bashës! Berisha ‘provokon’,

TIRANË– Ish-kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë me dije detaje lidhur me procesin e votimit në Referendumin e thirrur nga lideri historik i PD-së, Sali Berisha për të shkarkuar nga detyra kryedemokratin Lulzim Basha. Në një prononcim për “Top Channel”, ai ka bërë me dije se në 71 degët e partisë janë ngritur 106 qendra votimi, por 22 të tilla do të jenë të vendosur vetëm në kryeqytet.

Kreu i Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Këlliçi është shprehur se për të shmangur incidentet nuk do të votohet në selinë blu por në ambiente të tjera të marra me qera, duke bërë me dije dhe vendin e përcaktuar për Berishën. Sipas tij, Sali Berisha do votojë në një ambient pranë ambasadës amerikane.

“Duke qenë se në selinë e PD-së është uzurpuar nga njerëz të armatosur për të shmangur çdo provokim apo incident, kemi vendosur që Këshilli Kombëtar dhe dega 2 këtë herë s’do votojnë në seli por në ambientet e Bar Amerikës, ngjitur me ambasadën amerikane, aty do të votojë dhe zoti Berisha”, thotë Belind Këlliçi.

Belind Këlliçi, anëtar i komisionit për rithemelimin e PD-së sqaron se qendrat e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 17:00, ndërsa do të numërohen në kohë reale në vendet e votimit dhe rezultati do t’i përcillet komisionit zgjedhor në Tiranë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike referendumi kunder bashes sali berisha referendumi kunder bashes sali berisha

Sondazh

Poll