Sport

VD/ Verstappen kurorëzohet ‘mbret’ i F1! Në mbrëmjen gala munguan Hamilton dhe Wolf

17 Dhjetor 2021, 12:15 Nga DOSJA

FRANCE Ylli i përmasave të para, në ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimeve të Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit në Paris, Max Verstappen, zyrtarisht u shpall piloti kampion i botës në F1 për vitin 2021, si dhe mori terofeun e rastit.

“Të bëhesh kampion bote ishte përmbushja e një ëndrre të përjetshme. Gjithçka që do të vijë më shumë, do të jetë një shpërblim shtesë. Sigurisht që do të vazhdoj të jap gjithçka për të qëndruar në Formula 1 edhe për shumë vite të tjera. Sigurisht që është bukur të quhesh kampion bote, por për momentin mendoj, mbi të gjitha, përparimin e bërë dhe orët e kaluara duke punuar me babin për të arritur deri këtu.

Ka qenë një sezon i gjatë dhe i vështirë dhe jam i kënaqur, që më në fund ia kam arritur qëllimit. Shpresoj të jem në gjendje ta përsëris veten shumë herë. Beteja me Lewis ishte e pabesueshme, ai është një nga pilotët më të mëdhenj në histori. Ne shtynim njëri-tjetrin. Në fund, ne mund ta shikojmë njëri-tjetrin në sy dhe ta respektojmë njëri-tjetrin dhe kjo është gjëja më e rëndësishme,”- tha piloti holandez.

Por protagonisti absolut i ceremonisë pariziane, piloti i parë holandez që u kurorëzua kampion i botës në Formula 1, nuk pati mundësinë të shtrëngonte duart me kundërshtarin e tij për një sezon të tërë. Në këtë mbrëmje gala mungoi piloti britanik Lewis Hamilton, si dhe mungoi gjithashtu edhe drejtori i ekipit Mercedes, Toto Wolff, i cili, është në polemika të hapura me FIA-n. Ai kishte dërguar në Paris drejtorin teknik të ekipit James Allison, i cili ka tërhequr kupën për titullin e kampionit të botës për konstruktorë, që skuderia e Shtutgartit e fiton për të tetin vit radhazi!

FIA shpërndau edhe tituj të tjerë për kategoritë e ndryshme të garave në automobilizëm.

A special moment, as @Max33Verstappen gets his hands on the F1 Drivers’ World Championship trophy ?#F1 #FIAPrizeGiving2021 pic.twitter.com/RlBMrMbZ32

— Formula 1 (@F1) December 16, 2021

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport automobilizmit në paris drejtori i ekipit mercedes formula 1 për sezonin 2021 lewis hamilton dhe mercedes max verstappen mungoi piloti britanik lewis hamilton në f1 për vitin 2021 toto wolff automobilizmit në paris drejtori i ekipit mercedes formula 1 për sezonin 2021 lewis hamilton dhe mercedes max verstappen mungoi piloti britanik lewis hamilton në f1 për vitin 2021 toto wolff

Sondazh

Poll