Aktualitet

KUVENDI/ Dështon interpelanca Dule-Rama, ‘OK’ marrëveshjeve me Anglinë (Zhvillimet)

16 Dhjetor 2021, 07:44 Nga DOSJA
KUVENDI/ Dështon interpelanca Dule-Rama, ‘OK’

TIRANË– Dy marrëveshjet me Britaninë e Madhe për sa i përket ekstradimit të emigrantëve të paligjshëm dhe të të dënuarve morën ok nga Kuvendi i Shqipërisë. Gjatë seancës plenare të zhvilluar ditën e sotme e cila zgjati jo më shumë se dy orë, u votua dhe për dy marrëveshjet. Marrëveshja për pranimin e emigrantëve të paligjshëm është miratuar me 82 vota pro, ndërsa vetëm 2 deputetë kanë abstenuar. Ndërsa ajo për ekstradimin e personave të dënuar në Britaninë e Madhe është kaluar me 95 vota pro dhe asnjë kundër.

Në komisionin për çështjet Ligjore, administratën publike dhe të Drejtat e njeriut, deputeti Eduart Ndreca u caktua zëvendëskryetar. Në komisionin për politikën e jashtme deputeti Blendi Klosi caktohet zëvendëskryetar. Ndërsa në komisionin për ekonominë dhe financat deputetja Blerina Gjylameti caktohet zëvendëskryetare, kurse deputetja Enslemvera Zake sekretare. Në Komisionin e sigurisë Kombëtare deputeti Xhemal Qefalia caktohet zëvendëskryetar, ndërsa deputetja Antoneta Dhima caktohet sekretare. Në komisionin për Veprimtarinë prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisit deputeti Fadil Nasufi caktohet zëvendëskryetar.

Në rendin e ditës ishte parashikuar të zhvillohej interpelanca mes deputetit Vangjel Dule dhe kryeministrit Edi Rama. Mirëpo, në nisje të seancës është bërë e ditur nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla që kryeministri nuk do të ishte prezent dhe interpelanca do t’i delegohej ministres së shtetit për marrëdhëniet me parlamentin Elisa Spiropalit. Dule nuk pranoi që të vijojë më tej interpelancën, duke u larguar nga seanca pas debatit publik me ministren.

Çështja e mësuesit Ëngjëll Bregu, i cili u rikthye në detyrë edhe pse ishte dënuar për pedofili u diskutua në seancën e sotme plenare, mes deputetes së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho dhe ministres së Arsimit e Sporteve, Evis Kushi.

Xhixho i drejtoi një sërë pyetjesh ministres duke deklaruar se sistemi përzgjedhës i mësuesve është korruptiv dhe i lejon njerëzit e rrezikshëm të ushtrojnë detyrën pa asnjë pengesë. Kushi deklaroi nga foltorja se kthimi në detyrë i mësuesit nuk bëhej për herë të parë duke theksuar se Bregu ishte shkëputur nga puna herë pas here që nga viti 2004 dhe se Gjykata nuk i hoqi të drejtën e ushtrimit të profesionit. Kushi shtoi se ka biseduar me ministrin Ulsi Manja për të marrë një iniciativë ligjore që disa vepra të rënda penale të mos fshihen asnjëherë nga dëshmia e penalitetit.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, apeloi pwr votimin pro marrëveshjes së arritur me Britaninë e Madhe në lidhje me pranimin e emigrantwve tw paligjshëm. Sipas tij, kjo marrëveshje është në përputhje me praktikat ndërkombëtare dhe ka të bëjë me ngritjen e një protokolli të përbashkët pune për emigracionin e paligjshëm, duke identifikuar personat që vijnë nga vendet e trete dhe ata pa shtetësi të cilët janë subjekt kthimi ose ripranimi në Mbretërinë e Bashkuar ose në Irlandë.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja deklaroi nga salla e Kuvendit, se projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së Shqipërisë me Mbretërinë e Bashkuar për estradimin e personave tw dënuar garanton qw shqiptarët e dënuar në Mbretërinë e Bashkuar ta vuajnë dënimin në Shqipëri.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

E enjtja e paradës, veshjet e deputetëve të Kuvendit dhe bisedat ‘vesh më vesh’

Duke kërkoi interpelancë me Ramën! Kryeministri mungon, ia delegon Spiropalit

PAMJET/ Nikolla detyron deputetët të vendosin maskat anti-covid

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike kuvendi i shqiperise seance plenare 16 dhjetor 2021 kuvendi i shqiperise seance plenare 16 dhjetor 2021

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2021, 11:48

Lefter Koka në gjyq: Nuk kam shkelur asnjë ligj

TIRANË– Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka hedhur poshtë akuzat që janë ngritur ndaj tij. Në seancën gjyqësore që u paraqit sot, Koka është shpre...