Aktualitet

VD/ Rruga në fshatin e Poliçanit, banorët: Në zonë vijnë vetëm për vota

16 Dhjetor 2021, 13:30 Nga DOSJA
VD/ Rruga në fshatin e Poliçanit, banorët: Në zonë

BERAT– Fshatrat e Poliçanit janë lënë prej 8 vitesh në harresë nga politikanët dhe kryebashkiakët. Mbi 2 mijë fermerë po shkojnë drejt falimetimit për shkak të mungesës së rrugës e cila pavarësisht se iu është premtuar në fushata elektorale deri më tani asgjë nuk është bërë.

Fermerët e fshatrave të Poliçanit janë ngritur në protestë këtë të enjte për shkak të mungesës së investimeve nga pushteti vendor dhe qëndror.Njëzëri ata kërkojnë vetëm rregullimin e aksit rrugor Berat-Skrapar me gjatësi vetëm 17 km pasi rruga e degraduar po i penalizon tejmase.

Në 4 fshatrat rruga penalizon mbi 2 mijë banorë të cilët edhe pse kanë dërguar ankesa në bashki me dhjetra herë deri më tani askush nuk ka reaguar.

Fshatrat Tomorr, Karkanjoz,Lodhishte dhe Rabiak janë fshatra që merren me prodhime bujqësore dhe bagëti,por fermerët dhe blegtorët e zonës prej vitesh janë duke falimentuar për shkak të mungesës së rrugës.Janë vetëm 17 km rrugë që i lidh këto fshatra me asfaltin dhe shtrimi i kësaj rruge do të ndryshonte jetën e këtyre banorëve.

Marrë nga Syri.tv

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fshati ne polican polican rruget rruget ne berat fshati ne polican polican rruget rruget ne berat

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2021, 11:48

Lefter Koka në gjyq: Nuk kam shkelur asnjë ligj

TIRANË– Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka hedhur poshtë akuzat që janë ngritur ndaj tij. Në seancën gjyqësore që u paraqit sot, Koka është shpre...