Aktualitet

Aksidentoi për vdekje 65-vjeçarin në aksin Elbasan-Peqin, arrestohet 21-vjeçari

16 Dhjetor 2021, 13:05 Nga DOSJA
Aksidentoi për vdekje 65-vjeçarin në aksin Elbasan-Peqin,

ELBASAN – Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi akuzohet se shkaktoi aksidentin ku mbeti i vdekur 65-vjeçari B.B. Ngjarja ndodhi të mërkurën rreth orës 17:25 në aksin rrugor Elbasan-Papër, në fshatin Vidhas.

Gjithashtu Policia e Elbasanit bën me dije se në pranga kanë rënë edhe dy persona të tjerë për vepra të ndryshme penale. Përkatësisht është arrestuar R. V., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar një mjet prerës i ngjashëm me bajonetë. Po ashtu është arrestuar edhe B. Xh., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë i Policisë së Elbasanit:

Informacion-Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, shtetasin R. V., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij është gjetur dhe sekuestruar një mjet prerës i ngjashëm me bajonetë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: – N. N., 21 vjeç, pasi ditën e djeshme, në fshatin Vidhas, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin B. B.; – B. Xh., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident me vdekje ne elbasan arrestohet 21 vjecari elbasan aksident me vdekje ne elbasan arrestohet 21 vjecari elbasan

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2021, 11:48

Lefter Koka në gjyq: Nuk kam shkelur asnjë ligj

TIRANË– Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka hedhur poshtë akuzat që janë ngritur ndaj tij. Në seancën gjyqësore që u paraqit sot, Koka është shpre...